Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Katar 2022/ Uellsi me sytë nga Gareth Bale, 32-vjeçari pritet titullar ndaj Austrisë

Ethet e Kupës së Botës Katar 2022 janë rikthyer, me kontinentin e vjetër që do të zhvillojë fazën e promocionit, me fazën gjysmëfinale që do të zhvillohet më 24 mars. Uells – Austri është një prej sfidave në këtë fazë, me ekipet që nuk siguruan dot një biletë në fazën e grupeve dhe është gjithashtu një sfidë që premton shumë.

Në “Cardiff City Stadium”, Uellsi do të kërkojë të shfrytëzojë në maksimum “asetin” shtëpi, për të prekur fazën finale, por të gjithë janë në pritje të lajmeve të mira, për sa i përket kapitenit të tyre, Gareth Bale. Sulmuesi 32-vjeçar ka humbur shkëlqimin e tij të dikurshëm dhe kjo nuk ka nevojë për shumë shpjegime, pasi mjafton t’u hedhësh një sy numrave të tij personal me Real Madridin, ndërsa në fundjavë, Bale nuk ishte as i grumbulluar me ekipin për “El Clasico-n”. Një shenjë jo pozitive për sulmuesin, pasi pavarësisht këtij rasti, Bale ka munguar vazhdimisht me madrilenët këtë sezon, pasi ka zhvilluar 5 takime dhe ka shënuar vetëm një gol në La Liga, në javën e dytë ndaj Levantes.

Pavarësisht formës, dëmtimeve, luhatjeve dhe mungesës së vazhdimësisë, Bale është grumbulluar me përfaqësuesen, nga tekniku Robert Page. Gareth, nga ndeshja e fundit me Uells-in, në 13 nëntor ndaj Bjellorusisë, ka luajtur vetëm 78 minuta me Real-in.

Në grumbullimin e Uells-it të gjithë janë në pritje të rekuperimit të plotë të Bales, pasi stafi teknik kërkon ta ketë të disponueshëm, pasi në një sfidë të tillë, pavarësisht formës, eksperienca mund të vendosë dhe pse jo, mund të jetë edhe një pikë kthese për vetë sulmuesin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...