Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Katari, i eliminuar, Sanchez: Luajtëm në limitet tona, s’mund të bëjmë më shumë

Trajneri spanjoll, Félix Sánchez, i Katarit, vlerësoi nivelin e treguar nga skuadra e tij ndaj Senegalit, pavarësisht humbjes 1-3, duke siguruar se lojtarët e tij treguan maksimumin e tyre.

“Natyrisht që rezultati është çelësi, por ne luajtëm mirë. Sot treguam se çfarë jemi të aftë të bëjmë, ishim konkurrues. Duhet të harrojmë rezultatin dhe ta përgatisim ndeshjen kundër Holandës në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Katari bëhet vendi i dytë organizator i një Botërori, pas Afrikës së Jugut, që eliminohet në fazën e grupeve të kompeticionit. Sanchez e pranoi se performanca në ndeshjen hapëse ishte për t’u harruar.

“Ishte e rëndësishme për ne që të ndryshonim imazhin e ndeshjes hapëse dhe ia dolëm. Ne e dimë se kush jemi dhe se kemi kufij të caktuar, por luajtëm mirë”, – përfundoi spanjolli.

 

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...