Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Katariotët duan Man. United, sheiku i PSG-së nuk u hap probleme

Investitorët nga Katari, që janë gati të bëjnë një ofertë për blerjen e Manchester United, janë besimplotë se nuk do të ketë kundërshti nga ana e pronarëve shtetërorë të Paris Saint Germain. Së fundmi, në Britani ka dalë lajmi se një numër pasanikësh nga shteti i pasur me burimet e naftës pritet të bëjnë një ofertë për klubin anglez para skadimit të afatit në mesin e shkurtit.

Ata duan ta “armatosin” trajnerin Eric Ten Hag me një arsenal të fuqishëm armatimi për ta rikthyer United në majën e futbollit botëror, aty ku ata besojnë se është vendi i këtij klubi. Fillimisht u mendua se pengesë në këtë tentativë mund të ishin pronarët e klubit francez,  grupi Qatar Sports Investment.

Gjithsesi kjo është një çështje që po ekzaminohet nga ekspertët e angazhuar nga grupi i personave që duan të blejnë Manchester United. Ata janë të ndarë nga Qatar Sports Investment dhe paratë që do të hedhin do të jenë në formën e një fondi individual sesa një fondi  sovran, që i përket shtetit, siç është ai që ka PSG. Për këtë arsye blerësit e mundshëm të Manchester United kanë besim se pronarët katariotë të PSG-së nuk do t’u hapin probleme.

Gjithashtu është zbuluar se grupi i blerësve, që janë besimplotë se oferta e tyre do të jetë më e forta, janë duke bërë që tani plane për atë se çfarë duhet të bëjnë pas blerjes. Qëllimi i tyre është të bëjnë investime të konsiderueshme çka do të lejonte Ten Hag, që po ringre United për ta forcuar  ndjeshëm akoma më tepër skuadrën në dispozicion.

 

 

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...