Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Kategoria e Parë/ Flamurtari “presion” Dinamos, dy penallti nderojnë Tomorin

Flamurtari

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 16-të në Kategorinë e Parë. Flamurtari mposhti 1-0 Turbinën falë golit të Silvestër Shkallës në pjesën e parë.

Suksesi i sotëm ka ngjitur kuqezinjtë nga Vlora në vendin e dytë me 29 pikë, dy pikë më pak se Dinamo kryesuese, që luan nesër në Burrel.

Feston edhe Tomori. Skuadra beratase triumfoi 2-1 kundër Tërbunit. Jeton Krasniqi kaloi pukjanët në avantazh, por vendasit përmbysën rezultatin falë penalltive të Arbër Deliut dhe Lauren Ismailajt.

Lexo edhe

Barazim 2-2 mes Besëlidhjes dhe Lushnjes. Katër golat u realizuan në fraksionin e dytë të ndeshjes. Mikel Canka dhe Brunild Pepa shënuan për lagunarët, ndërsa dygolëshi i Henrik Brukës evitoi humbjen e skuadrës lezhiane.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...