Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Kategoria e Parë/ Korabi dhe Tërbuni në krye, “paqe” në Lushnja-Flamurtari

Janë luajtur sot takimet e radhës në javën e pestë në Kategorinë e Parë, aty ku shumë ekipe të njohura dhe me histori po garojnë fort për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Lushnja-Flamurtari përfundoi në barazim pa gola.

Pak raste të pastra për gol u krijuan në “Roza Haxhiu”, me dy ekipet që ndanë nga një pikë në fund. Flamurtari u ndal pas tre fitoreve radhazi, duke përfshirë edhe suksesin ndaj Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë.

Kuqezinjtë ndajnë vendin e tretë me Dinamon (një ndeshje më pak) dhe Apoloninë me nga 8 pikë, një më pak se kryesuesit e Korabit dhe Tërbunit. Ekipi dibran mori një pikë në Kavajë përballë Besës.

Sfida u mbyll në barazim 1-1, me dy golat e shënuar në fraksionin e dytë të takimit. Nigeriani Odirah Ntephe kaloi Besën në avantazh, por goli i Nertil Hoxhajt në minutat shtesë ruajti pathyeshmërinë e Korabit.

I njëjti rezultat u regjistrua edhe në Tërbuni-Apolonia (1-1). Nigeriani Anthony (6’) kaloi fierakët në avantazh, por Tërbuni reagoi shpejt falë rrjetës së Vilfor Hysës (18’), Barazim me gola edhe në Turbina-Luzi (2-2), teksa Oriku siguroi tre pikë të rëndësishme pas triumfit 2-1 ndaj Tomorit.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...