Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Kategoria e Parë/ Nuri nderon Lushnjën, Luzi befason Tomorin

Shtatë gola u shënuan në katër ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë. Lushnja fitoi 2-1 përballë Besës. Emocionet ishin ruajtur në 20 minutat e fundit të takimit.

Angjelo Radovani kaloi verdhezinjtë në avantazh, por vendasit përmbysën rezultatin falë dygolëshit të Klodian Nurit. Ky ishte rezultati i tretë radhazi pozitiv për lagunarët.

Luzi befasoi Tomorin, duke e triumfuar 0-2. Lion Cahani dhe Patrik Treni ishin autorët e golave për skuadrën mike. Skuadra beratase humbet në shtëpi pas gati 6 muajsh.

Lexo edhe:

Dy ndeshjet e tjera u mbyllën pa fitues. Tërbuni nuk mori pikët maksimale ndaj Turbinës, edhe pse kaloi në avantazh me anë të Ermir Rezit. Por ekipi nga Cërriku evitoi humbjen falë realizimit të nigerianit Franklin Ahanonu. Derbi Burreli-Besëlidhja nuk prodhoi asnjë gol.

Kampionati i Kategorisë së Parë kryesohet nga Skënderbeu me 41 pikë. Më pas Dinamo (37) dhe Flamurtari (35), që do të përballen respektivisht ndaj Korabit dhe Orikut. 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...