Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kategoria e Parë për moshat, festojnë Bylisi dhe Shkëndija e Tiranës

Edhe kampionati i Kategorisë së Parë për moshat U-17 dhe U-19 ka dhënë tashmë verdiktet e këtij sezoni futbollistik, duke shpallur ekipet kampione.

Në kategorinë e moshës U-17 ka triumfuar Shkëndija e Tiranës, që një javë para përfundimit të kampionatit siguroi titullin kampion të Kategorisë së Parë U-17.

Skuadra kryeqytetase arriti të regjistrojë një fitore ndaj Besës (5-0) në javën e fundit, duke hipotekuar gjithçka sa i takon vendit të parë të klasifikimit.

Lexo edhe: 

Me këtë sukses Shkëndija e Tiranës do të ngjitet sezonin e ardhshëm në kategorinë Abissnet Superiore U-17.

Sot është shpallur edhe skuadra kampione e Kategorisë së Parë U-19. Bylisi arriti të marrë trofeun pas një sezoni shumë të mirë.

Skuadra mallakastriote fitoi në transfertë ndaj Akademisë Shqiponjat (3-0), duke festuar me trofeun në përfundim të ndeshjes.

Kësisoj, edhe Bylisi do të garojë edicionin e ardhshëm mes të mirëve në kategorinë Abissnet Superiore U-19.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...