Kategoria e Parë zbardh kalendarin për sezonin futbollistik 2017-2018. Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, u hodh shorti i edicionit të ri me 20 skuadrat pjesëmarrëse të kësaj kategorie të ndara në dy grupe A dhe B që mësuan rrugëtimin e tyre. Kampionati do të nisë në datën 16 Shtator dhe skema do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Risia e madhe e këtij sezoni në Kategorinë e Parë do të jetë padiskutim Tirana. Skuadra më e titulluar në vend luan për herë të parë në një ligë inferiore. Tirana bën pjesë në grupin dhe do ta nisë kampionatin me sfidën ndaj Ilirsë së Fushë Krujës që do të zhvillohet në stadiumin Selman Stërmasi.
Bardheblutë do të kenë një objektiv të vetëm rikthimin e menjëhershëm në Superiore dhe për tia arritur qëllimit duhet ta mbyllin sezonin në vendin e parë të grupit B të Kategorisë së Parë. Ndeshjet e tjera të javës së parë në këtë grup, janë Shkumbini-Bylis, Tomorri-Pogradeci, Apolonia-Shënkolli dhe Turbina-Naftëtari. Grupi A ndërkohë nis menjëherë me një sfidë mes dy emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar, dy skuadrave që përpara 7 vitesh ndanin me njëra tjetrin vendin e parë dhe të dytë në Kategorinë Superiore. Në Kavajë Besa pret Dinamon në një duel që ka humbur shumë nga sharmi dhe interesi që ka patur dikur. Ndeshjet e tjera të javës së parë në grupin A, janë Egnatia-Vllaznia B dy skuadra debtuese të ardhura nga Kategoria e 2-të, Besëlidhja-Tërbuni, Erzeni-Korabi dhe Kastrioti-Burreli.
KATEGORIA E PARË
GRUPI A – JAVA 1
Egnatia – Vllaznia B
Besëlidhja – Tërbuni
Besa – Dinamo
Erzeni – Korabi
Kastrioti – Burreli
KATEGORIA E PARË
GRUPI B – JAVA 1
Shkumbini – Bylis
Tirana – Iliria
Tomori – Pogradeci
Apolonia – Shënkolli
Turbina – Naftëtari
