Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kategoria e Tretë / Hapen regjistrimet për edicionin e ri 2022-2023, kriteret që duhet të plotësojnë

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjitha klubet dhe shoqatat e interesuara për të qenë pjesë e edicionit të ri të Kategorisë së Tretë, për sezonin futbollistik 2022-2022, se kanë nisur regjistrimet.

Regjistrimet për këtë sezon futbollistik janë të hapura deri më datë 25 tetor 2022, dhe pas kësaj date asnjë kërkesë për t’u bërë pjesë e Kategorisë së Tretë nuk do të mund të merret në konsideratë.

Edicioni i ri i kësaj kategorie do të nisë më datën 1 nëntor 2022. Klubet apo shoqatat e interesuara duhet të dorëzojnë në Federatën Shqiptare të Futbollit listën e dokumenteve të mëposhtme:

Kërkesë nga Bashkia, klubi ose shoqata
Dokumentin e pagesës prej 120.000 lekësh në Union Bank
Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit të Administratorit
Listën emërore të ekipit. Të firmosur dhe vulosur nga klubi ose shoqata.
Foto të secilit lojtar.
Për çdo pyetje apo sqarim që mund të keni në lidhje me Kategorinë e Tretë, ju mund të dërgoni një e-mail në [email protected]

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...