Kategoria Superiore

Kategoria Superiore, e ardhmja e mbushur me talente

Futbolli shqiptar vijon të jetë çdo ditë në rritje dhe këtë e tregojnë faktet. Tashmë dihet që Skënderbeu është ambasadori i topkëmbës sonë në arenën europiane, duke treguar një përfaqësim më shumë se dinjitoz. Gjithashtu në merkato kemi futbollistë që largohen për shifra maramendëse, fakt që tregon se nuk mungojnë të rinjtë premtues dhe të talentuar. Një tjetër tregues i forcës së këtij kampionati janë dhe futbollistët e grumbulluar me përfaqësueset në këtë periudhë disa ditore dedikuar vetëm kombëtareve. Nga Kategoria Superiore kanë përfunduar në kombëtaren e Christian Panuccit portieri i Partizanit Alban Hoxha dhe mesfushori i Skënderbeut Sabien Lilaj. Tek kuqezinjtë konkurenca është e madhe megjithatë në kampionat janë disa futbollsitë që po bindin. Tek Kosova janë grumbulluar për miqësoren me Letoninë, Musolli i Kukësit dhe 2 futbollistë të Skënderbeut, Alitin dhe Sahitin, pa harruar Jashanicën që nuk është bërë pjesë e ketij grumbullimi për shkak dëmtimi. Ndërkohë që më e gjatë është lista e futbollistëve të grumbulluar nga Alban Bushi për skuadrën e 21 vjeçarëve që do të luajë ndaj Irlandës së Veriut, me portierët Kastrati dhe Selmani për të vijuar me Krymin, Dokën, Kallakun dhe Abazajn. Pa harruar që në Superiore luajnë dhe shumë prej ish futbollistëve të kombëtares si Çani, Sukaj, Vila, Gilman Lika, Bakaj, Koliçi Alla dhe të tjerë. Duket se periudha e tranzicionit ka kaluar dhe me të rinj premtues si Bregu, Rroca, Guri, Fejzullahu, Bardhi, Fili e të tjerë e ardhmja e kampionatit dhe kombëtares është më e mirë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency