Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kategoria Superiore në shifra/ Partizani bie në fazën e dytë, ngjiten Tirana e Teuta

Kategoria Superiore - Tirana
Kategoria Superiore - Tirana

Kategoria Superiore mbylli javën e saj të 18 me Tiranën që u konfirmua zyrtarisht kampione e dimrit me 34 pikë të grumbulluara në pjesën e parë të sezonit. Fitorja 0-2 në transfertë përballë Erzenit konsolidoi pozitat e bardhebluve në krye, të paktën për momentin. Duhet thënë se tani e shohin veten me 4 pikë më shumë se Partizani ndjekës.

Referuar shifrave, në krahasim me sezonin e shkuar, Tirana ka 6 pikë më pak. Në edicionin e fundit bardheblutë ngritën titullin e 26-të në histori dhe gjysmën e parë e mbyllën me 40 pikë. Deri në fund të kampionatit, kjo shifër shkoi në 73 pikë.

Por, cili ka qenë trendi i pikëve të grumbulluara në dy fazat e luajtura deri më tani?

Sigurisht, ka pasur shumë ndryshime në renditje, përkatësisht mes Tiranës dhe Partizanit, të cilëve nuk iu kanë munguar luhatjet në 18 javët e para.

Në fazën e parë, Partizani grumbulloi 19 pikë, duke qenë njëkohësisht edhe skuadra me më shumë pikë të grumbulluara. Ndërsa, Tirana dhe Erzeni me nga 15 pikë, Vllaznia me 14 dhe renditja mbyllet me Teutën që koleksionoi vetëm 7 pikë.

Megjithatë, faza e dytë e Kategorisë Superiore ka prodhuar më shumë ndryshime në tabelë, sidomos mes Tiranës dhe Partizanit. Bardheblutë kanë pasur goxha rritje në javët e fundit dhe me 19 pikë të grumbulluara, janë ata skuadra me më shumë pikë në këtë hark ndeshjesh.

Ndërkohë, Partizani që kryesonte si skuadra më e mirë e fazës së parë, ka pësuar një rënie drastike. Të kuqtë kanë marrë vetëm 11 pikë në fazën e dytë. Ekipi që ndjek Tiranën me më shumë pikë në këtë fazë është Laci, me 15 pikë, të ndihmuar edhe nga ardhja e trajnerit Gentjan Mezani.

Një përmirësim të madh ka bërë edhe Teuta. Nën drejtimin e Martinit, durrsakët kanë grumbulluar plot 14 pikë dhe sot e gjejnë veten jashtë zonës së ftohtë. Problematike është situata për Kukësin. Në këtë fazë të sezonit, verilindorët kanë grumbulluar vetëm 8 pikë dhe ndodhen në vendin e fundit në renditje.

Kategoria Superiore

Kategoria Superiore

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...