Kategoria Superiore erdhi pasditen e sotme me dy ndeshjet e para të javës së 13, teksa Naxhi Shensoi debuton me fitore. Në përvojën e tij të tretë në stolin e Bylisit, tekniku mori tri pikë të vyera ndaj Vllaznisë në “Adush Muça”, duke iu larguar zonës së ftohtë të renditjes.
Golin që vendosi sfidë ne shënoi Souza Ferreyra në minutën e 59-të, që shfrytëzoi një rreshtim të gabuar të mbrojtjes shkodrane. Bekim Balaj u aktivizua në minutën e 53-të në vend të Kainës. Ndonëse rikthimi i tij te Vllaznia u prit me shumë bujë, sulmuesi nuk ia doli të bëjë diferencën në fushë.
Lexo edhe
- “Më të mirët e 2022”, mbrëmja gala e FSHF-së për kurorëzimin e protagonistëve të futbollit shqiptar
- I dalë nga akademia e Dinamos dhe i rritur me “mitin” Kaka, Modena prezanton talentin shqiptar
- Valencia kërkon Bajramin, Empoli pret ofertën e duhur
- Në fushë për 90 minuta, Eurosport vendos notën e Hysajt: Ndihmon edhe në sulm!
Shkodranët biejnë kështu pas 3 fitoresh radhazi dhe nuk arrijnë që qoftë edhe përkohësisht, të ngjiten në krye. Nga ana tjetër, mallakastriotët marrin fitoren e parë për 2023-shin dhe dalin përkohësisht nga zona e ftohtë e renditjes.
Laçi triumfon bindshëm ndaj Kastriotit
Fitore e thellë e bindëse e Laçit 4-1 përballë Kastriotit. Skuadra kurbinase e dominoi kundërshtarin që në fillim, duke e zhbllokuar rezultatin me Vasil Shkurtajn që në minutën e 16-të. Pa kaluar ende gjysmë ore lojë, erdhi edhe goli i 2-0, i realizuar nga Spahiu.
Laçi e nisi me vrull edhe pjesë e dytë, me Akinyemin që i çoi shifrat në 3-0. Më pas, në shtesë ishte Geci që shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1. Golin e nderit për miqtë e shënoi Joan Çela në minutën e 81-të.
Laçi rikthehet te fitorja pas tri humbjeve radhazi, ndërsa Kastrioti me këtë disfatë rrëshqet në vendin e tetë, pasi u parakalua nga Bylisi.
