Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kategoria Superiore “shtegton” para startit

Fillimi i vonë i kampionatit me Kategorinë Superiore që ngre siparin në 9 shtator, i ndërthurur me temperaturat e larta të gushtit i ka shtyrë protagonistët e Kategorisë Elitare të futbollit shqiptar të shtegtojnë jashtë vendit për përgatitjet e fundit para nisjes së Kompeticionit. Kështu Teuta pas fazës përgatitore në Itali është detyruar të programojë një tjetër minifazë përgatitore në Ohër të Maqedonisë, destinacion që është zgjedhur edhe nga kampionët e Kukësit që do të nisen drejt Ohrit në fillimin e javës së ardhshme. Në të njëjtin vend do të zhvillojë minifazën përgatitore edhe Kamza, në klubin e ngjitur këtë sezon në Kategorinë Superiore ishin në mëdyshje mes Sllovenisë apo Maqedonisë me alternativën e fundit që ka fituar edhe për faktin e prezencës së disa ekipeve me të cilat mund të organizohen takimet miqësore, të domosdoshme për trajnerin Ndreu që po ndërton një skuadër të re. Flamurtari ndërkohë pas Mavrovës nuk ka preferuar të qëndrojë gjatë në Shqipëri pasi tanimë është nisur për në veriun e Greqisë, me vendin helen që është njëkohësisht edhe destinacioni i minifazës përgatitore të Luëftëtarit që prej pak ditësh nisi përgatitjet me trajnerin e ri uruguajan Daniel Fernandez. Te Vllaznia ndërkohë pavarësisht vonesave burokratike destinacioni mbetet Mali i Zi  ndërsa ka një Fazë përgatitore më modeste ndërkohë për Lacin dhe Lushnjën që kanë zgjedhur Pogradecin. Me Partizanin prej disa ditësh në Itali përvec tyre në Shqipëri në gjysmën e dytë të gushtit do të jetë vetëm Skënderbeu, por për korcarët cështja ndryshon pasi janë në kulmin e misionit për të përsëritur arritjen historike të kualifikimit në grupet e Europa League.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...