Moshat Kuqezi

Kategoria Superiore U-19 / Njihuni me çiftet e fazës play-off dhe play-out të këtij sezoni

Kategoria Superiore U-19 ka arritur tashmë në fazën play-off dhe play-out, ku do të përcaktohet edhe fituesi kombëtar dhe skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Parë për sezonin 2022-2023. Pas shpalljes së skuadrave fituese për Grupet A dhe B në këtë grupmoshë, KF Partizani në grupin A dhe FK Apolonia në grupin B, Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar dhe ҫiftet e fazës vendimtare të sezonit.

Në bazë të rregullores së kompeticionit, u përcaktua kalendari i ndeshjeve, ku në fazën play-off skuadrat e renditura në vendin e 1 (parë) të 2 (dytë), të 3 (tretë) dhe të 4( katërt) të grupeve “A” dhe “B” pas përfundimit të Kampionatit të Kategorisë Superiore U-19 do të zhvillojnë ndeshje direkte me një takim të percaktuar nga skema e mëposhtme:

Play-off Turi 1/4

1A – 4B;

1B – 4A;

2A – 3B;

2B – 3A

Ndërsa në fazën play-out skuadrat e renditura në vendin e 9 (nëntë) dhe të 10 (dhjetë) të Grupeve “A” dhe “B” do të zhvillojnë një ndeshje me një takim sipas skemës së mëposhtme:

Play-Out

9A – 10B

9B – 10A

Ndeshjet do të zhvillohen me sistem grumbullimi në Tiranë në datat 14 dhe 15 maj në Kompleksin Internacional dhe Qendrën Sportive Kamëz.

Më poshtë do të njiheni me çiftet e fazës play-off dhe play-out për Kategorinë Superiore U-19:

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency