Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Katër gola për shtatë minuta, Bayerni “shkrin” lehtësisht rivalin për titull

Vitet kalojnë dhe shumë gjëra ndryshojnë, por jo për Bayernin e Mynihut, që vijon të theksojë edhe më shumë dominimin në futbollin gjerman, teksa pasditen e sotme ka konfirmuar forcën përballë rivalit direkt për titull, Bayer Leverkusenit.

Në “Bay Arena” përballeshin dy skuadra që mbanin vendin e parë me nga 16 pikë secila pas 7 javëve të para dhe pritej të zhvillohej një sfidë mjaft interesante, por bavarezët e Nagelsmann e vranë shumë shpejt, duke bërë monotone më shumë se gjysmën e saj.

Që në minutën e katërt ishte bomberi polak Robert Lewandowski që shënoi golin e avantazhit për bavarezët, ndërsa “aspirinat” u përpoqën të rikthejnë baraspeshën, por rezistuan deri në minutën e 30’.

Kjo pasi për 7 minuta bavarezët shënuan edhe katër herë të tjera me Lewën, Muller dhe Gnabry dy herë, duke çuar shifrat në 0-5 dhe duke mbyllur plotësisht llogaritë e ndeshjes, ndonëse kishte ende më tepër se 50 minuta për t’u luajtur.

Në pjesën e dytë bavarezët u mjaftuan me një menaxhim të mirë të lojës dhe energjive, ndërsa vendasit shënuan golin e nderit me anë të Patrick Schick në minutën e 55-të, duke bërë që ndeshja të mbyllej 1-5.

Pas kësaj fitoreje, Bayerni i Mynihut ngjitet në kuotën e 19 pikëve, i vetëm në krye të renditjes, tashmë i ndjekur nga Borussia Dortmund me 18 pikë, ndërsa Leverkusen zbret në vendin e tretë me 16 pikë.

Në sfidën tjetër të Bundesligës, Arminia Bielefeld ia doli të marrë një pikë mjaft të vlefshme në transfertën ndaj Augsburgut, falë barazimit 1-1, të arritur vetëm 13 minuta para fundit të lojës.

Vendasit gjetën avantazhin me anë të Oxford në minutën e 19’, ndërsa miqtë barazuan në të 77-ën me anë të Laursen. Augsburg dërgoi sërish topin në rrjetë një minutë më vonë, por këtë herë goli u anulua për pozicion jashtë loje dhe deri në fund mbeti i pandryshuar rezultati 1-1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...