Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Katër lojtarët që zhgënjyen në javën e parë të kampionatit

Seria A startoi të shtunën në mbrëmje me sfidën Chievo Juventus, ndërsa debutimi i Ronaldos ishte ai që pritej me padurim nga fansat e bardhezinjve dhe jo vetëm.

Surpriza më e madhe e javës erdhi nga Reggio Emilia, ku Interi i Luciano Spallettit, përtej një merkatoje për t’u duartrokitur, u mposht sërish nga “macja e zezë” Sassuolo”, me rezultatin minimal 1-0.

Mediat italiane kanë bërë bilancet e javës së parë, që gjithsesi nuk është e plotë, pasi dy prej takimeve, Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa janë shtyrë për shkak të tragjedisë së Gjenovës dhe ka nxjerrë në pah 4 zhgënjimet e javës, futbollistë që vijnë nga Interi dhe Lazio, prej të cilëve pritej shumë më tepër.

Mauro Icardi – Kapiteni i Interit ka qenë një makineri golash në sezonin e fundit dhe ka ditur të nxjerrë nga situata skuadrën. Mbrëmë në Reggio Emilia ndaj Sassuolos, kapiteni zikaltër u izolua totalisht dhe arriti të komunikojë shumë pak me shokët e skuadrës. Në të vetmin rast të mirë që iu paraqit, Icardi bëri më të vështirën, pasi i vetëm me portierin, goditi jashtë kuadratit.

Dalbert Henrique – Interi pagoi rreth 25 milionë euro për ta sjellë brazilianin nga Nice në Milano verën e kaluar, por që në fillim mbrojtësi i majtë nuk bindi. Pas një sezoni të kaluar në shumicën e kohës në pankinë, Spalletti vendosi të rinovojë besimin ndaj tij, duke e aktivizuar titullar në miqësoret e verës dhe dje në sfidën ndaj Sassuolos. Gjithsesi Dalbert vijoi me pasiguritë e tij dhe jo më kot kundërshtari e organizoi tërë manovrën sulmuese nga ai krah, ku Berardi e kalonte sa herë të donte brazilianin. Në fund të 45-minutëshit të parë, të shumtë ishin zikaltrit që pyesnin veten se si mund të shpenzoheshin 25 milionë euro për një mbrojtës të tillë.

Milinkoviç-Saviç – Mesfushori serb shkëlqeu sezonin e kaluar dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, që gjithsesi nuk arritën të paguajnë shifrën që Lazio pretendoi në merkaton e verës. Gjithsesi, në ndeshjen ndaj Napolit, ashtu si edhe në Botëror me Serbinë, Milinkoviç nuk u ndrit në lartësinë e pritshmërive. Mesfushori serb mbeti brenda mediokritetit të pasimeve të thjeshta dhe nuk arriti as të depërtojë në gjysmëfushën napolitane dhe as të kërcënojë me goditje nga distanca.

Luis Alberto – Spanjolli rilindi në kryeqytetin italian sezonin e kaluar dhe ishte pikërisht merita e tij, që Immobile shënoi aq shumë gola, por edhe ai ndaj Napolit u pa larg formës më të mirë. Zero depërtime, zero numra spektakolarë dhe aspak fantazi, për një lojtar që pritet të mbajë një barrë të rëndësishme te Lazio, pas largimit të Felipe Anderson.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...