Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Katër ndeshje pa fitore në kampionat, Bayern rikthehet 21 vite pas

Bayern Munich ndodhet në një moment “krize” në Bundesliga, ndërsa ra përballë Augsburgut dhe nuk njeh fitore që nga 21 gushti.

Bavarezët ndodhen në vendin e katërt në renditje dhe me skuadra të tjera që kanë mundësi ta kalojnë pas mbylljes së raundit të shtatë të elitës së futbollit gjerman.

Pas shumë vitesh dominim në Gjermani, është pothuajse e çuditshme të mos shohësh skuadrën bavareze të jetë në krye të renditjes.

Në shtatë javët e para të kampionatit, Bayerni ka mundur të marrë gjithsej tre fitore, tre barazime dhe një humbje.

Ndërsa nga ana tjetër në Champions League, kampionët në fuqi të Gjermanisë i kanë fituar të dyja përballjet e para të fazës së grupeve.

Në një situatë deri diku të tillë në Bundesliga , Bayern ka qenë para më shumë se  20 vitesh, në sezonin 2001-2002. Në atë kohë Bayern nuk fitoi në katër ndeshje radhazi midis nëntorit dhe dhjetorit.

Trajner i asaj skuadre të Bayern ishte Ottmar Hitzfeld dhe Borussia Dortmund ishte kampione e Gjermanisë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...