Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Katër ndeshje pezullim për Casemiron, Ten Hag: Është i ashpër, por…

Casemiro u përjashtua me karton të kuq në mes të pjesës së parë të ndeshjes së Manchester United kundër Southamptonit në “Old Trafford”.

Ish-lojtari i Realit të Madridit e kishte marrë një karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Alcarazit, por arbitri u njoftua nga VAR-I, duke pasur parasysh se goditja ndaj Alcaraz ishte e denjë për një të kuqe direkt.

Ky ishte kartoni i dytë i kuq Casemiro që kur mbërriti në Premier League. Përveç kësaj, duke qenë se bëhet fjalë për një faull të rëndë, pezullimi do të jenë katër ndeshje.

Një pezullim i tillë do të vijë në një moment shumë delikat të sezonit. “Djajtë e Kuq” luftojnë për zonën Champions League, por njëkohësisht duan t’i shfrytëzojnë të gjitha shanset për të triumfuar në Premier League, ku Arsenali është i shkëputur ndjeshëm.

“Fatkeqësisht, mesfushori tani do të duhet të vuajë dënimin me katër ndeshje në të gjitha garat vendase, duke filluar nga përballja e së dielës së ardhshme kundër Fulhamit, në “Old Trafford” në Kupën FA”, shkruan klubi i United në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Casemiro u largua nga fusha pothuajse duke qarë dhe u ngushëllua nga shokët e tij.

Në fund të ndeshjes, trajneri Erik ten Hag, deklaroi:

“Casemiro ka luajtur më shumë se 500 ndeshje në Evropë dhe nuk kishte marrë kurrë karton të kuq. Tani ai ka dy në Premier League. Mungesa e tij nuk është problem. Ne do të kujdesemi për këtë. Kjo ndeshje u ndikua nga arbitri.

Casemiro luan deri në kufi, por brenda rregullave. Është i ashpër, por i drejtë.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...