Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Katër raunde për të mbrojtur titullin, Florian Marku hedh “knock-out” Jenkins

Florian Marku ka arritur të mbrojë titullin e tij  “International welterwight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jekins. Në ringun e “Utilita Arena” të Newcastle 29-vjeçarit iu deshën rreth 10 minuta për të marrë një fitore me KO ndaj një kundërshtari që nuk rezistoi më shumë se 3 raunde dhe në të katërtin u dorëzua, duke e detyruar gjyqtarin që të ndërpresë ndeshjen e t’i japë fitoren lushnjarit.

Në përballjen me britanikun Chris Jenkins, “The Albanian King” dhuroi një performancë madhështore, duke e mbyllur ndeshjen pa shkuar në gjysmën e saj. Në prani të rreth 3500 spektatorëve, mes të cilëve shumë shqiptarë, sfida ishte tepër e kujdesshme në dy raundet e para, ndërsa në raundin e tretë Marku pësoi një të çarë në vetull, pas një përplasjeje me kokë me kundërshtarin e tij. Ajo e çarë mbi vetull e zgjoi Markun, i cili me nisjen e raundit të kartërt nisi breshërinë e tij duke dominuar dhe duke i dhënë fund ndeshjes e duke gëzuar të gjithë shqiptarët që ndodheshin në arenën e Newscastle.

Raundi 4: Marku i papërmbajtshëm, e këput kundërshtarin  me disa goditje të njëpasnjëshme, mbyllet ndeshja me “knockout”.

 

 

Raundi 3: Luftë e ashpër, Marku pëson një çarje në vetull.

Raundi 2: Mbyllet në ekuilibër, Marku tenton ta mbyllë në kënd.

Raundi 1: Boksierët studiojnë njëri-tjetrin, Jenkins disi më agresiv.

 

Gati të nisë dueli mes Florian Markut dhe Chris Jenkins. “Th Albanian King” del në ring me flamurin kuqezi. Ta pranishëm në “Utilita Arena” të Newcastle shumë tifozë shqiptarë, që presin fitoren e Markut.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...