Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Katër sulmues “big” në axhendën e Florentino Perezit

Të gjithë mendojnë se Karim Benzema po luan sezonin e ij të fundit me Realin e Madridit. Presidenti Florentino Perez, pas konsultës me Zinedine Zidane (që i ka dalë gjithmonë në mbrojtje sulmuesit francez) ka vendosur ta shesë gjatë merkatos së verës, për të siguruar paratë që do të afronin në “Santiago Bernabeu” emër të ri, “vrasës” para portës. Sigurisht kjo lëvizje kushtëzohet edhe nga ecuria e Realit në Champions apo një shpërthim i mundshëm i 29-vjeçarit.

Katër janë sulmuesit, për të cilët kupola drejtuese e Realit beson se do ta zëvendësonin në mënyrën me të mirë të mundshme Benzemanë.

1 – I pari, për të cilin po diskutohet në vazhdimësi nga mediat, është Harry Kane, edhe pse sulmuesi anglez, sipas “The Sun” ka vendosur të qëndrojë të paktën edhe për një sezon te Tottenhami. Presidenti i klubit londinez, Daniel Levy, e ka përsëritur në disa raste që nuk ka ndërmend të shesë “yjet” e skuadrës së tij. Reali i ka të qartë se çmimi i Kane është 200 milionë stërlina ose 224.5 milionë euro.

 

2 – Emri i dytë në listën e Perez është Mauro Icardi. Argjentinasi i Interit ishte objektiv i “Los Blancos” edhe në merkaton e janarit, por operacioni nuk u konkretizua. Në fund të sezonin klubi “merengues” mund të hidhet sërish në sulm për Mauriton, sigurisht nëse Tottenhami refuzon të hyjë në bisedime për Kane.

 

3 – I treti është Mohamed Salah. 25-vjeçari egjiptian ka shpërthyer në këtë sezon dhe pëlqehet shumë nga Zidane. Pak ditë më parë, presidenti  Federatës Egjiptiane të Futbollit, Hany Abo Rida, deklaroi se Florentino Perez ka programuar blerjen e sulmuesit në verë.

 

4 – I fundit, por jo për nga rëndësia, është Robert Lewandowski. Polaku gjithmonë e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit në Madrid dhe tani që marrëdhëniet e tij me drejtuesit e kampionëve të Bundesligës nuk janë më të mirat, në verë mund ta bëjë realitet ëndrrën për të veshur fanellën e bardhë të Realit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...