Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Katër të kuq dhe sherr i madh në Portugali, Porto dënohet pas pesë muajsh

Porto-Sporting përfundoi në barazim 2-2 në duelin e luajtur më 11 shkurt në kampionatin portugez, sfidë tepër e rëndësishme për titullin kampion, që në fund e fituan “Dragonjtë e Oportos”.

Në fund të takimit plasi një sherr i madh, ku u përfshinë lojtarët e dy skuadrave, stafet teknike, stjuardët, fotografët dhe fëmijët që mbledhin topat. Skena të turpshme, me Pepen si gjithmonë protagonist kur bëhet fjalë për “luftë”.

Arbitri kryesor nxori katër kartonë të kuq pas grushteve: për Pepen dhe Marchesin (Porto), dhe Tabata dhe Palhinha (Sporting), ndërkohë që Coates kishte lënë ekipin mik me dhjetë lojtarë gjatë kohës së rregullt (49’).

Klasikja e futbollit portugez dhuroi shfaqjen më të turpshme, teksa mediet vendase si A Bola dhe Record u hapën me titujt: “Toksike” dhe “E turpshme”. Një nga lojtarët që e pësoi më shumë se të tjerët ishte Matheus Reis.

 

Anësori i majtë i Sportingut u sulmua në mënyrë të egër nga pjesëtarë të pankinës kundërshtare. Sot ka ardhur edhe vendimi i Disiplinës, që ka dënuar me dy ndeshje pa tifozë klubin e Portos për ngjarjet e ndodhura më 11 shkurt, dënim që do e shlyejë në sezonin e ri.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...