Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Katër tituj në Premier League si lojtar, ish-mbrojtësi përgatit rikthimin në rolin e trajnerit

Prej më shumë se dy vitesh, Vincent Kompany është në krye të Anderlecht në Belgjikë. Ish-mbrojtësi i spikatur në radhët e Manchester City, klub me të cilin fitoi katër trofe të Premier League, është në eksperiencën e tij të parë në rolin e trajnerit.

Megjithatë, duket se për 36-vjeçarin mund të ketë ardhur koha e duhur për të provuar një eksperiencë më sfiduese dhe pikërisht në kampionatin më të fortë në Kontinentin e Vjetër, Premier League. Sipas The Telegraph, Kompany është kandidati numër një për të zëvendësuar Sean Dyche te Burnley.

Dyche u shkarkua nga Burnley para disa javëve për rezultate të dobta me klubin që ende nuk ka një zëvendësues për anglezin teksa aktualisht skuadra e Burnley nga tekniku i ekipit U23, Mike Jackson.

Aktualisht, Burnley po lufton për të siguruar mbijetesën në elitë dhe nëse diçka e tillë ndodh atëherë Kompany pritet të jetë “timonieri” i klubit për sezonin e ardhshëm. Ndërkaq, në klubin e Burnleyt ishte lakuar edhe emri i Wayne Rooney, megjithatë në fund drejtuesit kanë qenë në unison për emrin e Vincent Kompany.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...