Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Katër vite të tjera plot magji, Premier League ekskluzivitet i Digitalb për Shqipërinë e Kosovën

Kampionati më i bukur dhe spektakolar në botë, Premier League, do të vijë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve edhe për katër vite të tjera përmes Digitalb. Liga ikonë e futbollit, do të jetë një ekskluzivitet i SuperSport, për Shqipërinë dhe Kosovë, për të përcjellë emocione siç vetëm në Premier League mund të dhurohen.

Duke nisur nga sezoni 2024 deri në sezonin 2028, Premier League, do të vijë me të gjitha ndeshjet e saj, javë pas jave, me magjinë dhe spektaklin që dinë të përcjellin skuadrat më elitare në botë. DigitAlb është kompania e vetme që ka të drejtën e transmetimit të Premier League edhe në territorin e Kosovës, duke vijuar traditën për të ruajtur urën e komunikimit mes dy vendeve.

Lexo edhe:

Kampionati anglez është një prej ligave më të forta në botë, siç është dëshmuar në vitet e fundit. Skuadrat më të njohura dhe më të dashura për shqiptarët, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal do të jenë gjithnjë pranë publikut shqiptar, ndërsa nuk do të mungojnë dhe futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja dhe Thomas Strakosha, të cilët angazhohen në elitën e futbollit anglez. Digitalb feston 20-vjetorin e krijimit e do të vijë me shumë surpriza e oferta në këtë përvjetor.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...