Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Katër “yje” në listën e dëshirave të Mourinhos

Me festën e Krishtlindjes që po afron duket se trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka bërë gati listën e tij të dëshirave. Janë katër lojtarët që synon tekniku: Antoine Griezmann, Gareth Bale, Mesut Ozil dhe Danny Rose. Tabloidet anglezë sugjerojnë se Mourinho ka piketuar katër futbollistë që luajnë me të majtën, për të balancuar strukturën e skuadrës së tij. United tentoi uellsianin e Realit të Madridit edhe në 2013, kur ai u largua nga Tottenhami. Nga ana tjeter Griezmann i Atleticos prej kohësh është përfolur për një transferim të mundshëm në “Old Trafford”, por vendosi të qëndronte në Spanjë, për shkak të pezullimit të merkatos së “Los Colchoneros” nga FIFA. Mourinho pretendon të shtojë në organikën e tij edhe Rose e Ozil, që pritet të largohen nga Tottenhami dhe Arsenali, duke qenë se kontratat e tyre respektive skadojnë në fund të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...