Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Katerina Stefanidi thjesht fantastike, kërcen 34 herë mbi 4 metra në vetëm gjysmë ore!

Kampionia olimpike Katerina Stefanidi u shpall fituese e raundit të dytë të konkurrimit në ambjente të hapura në garën e kërcimit me shkop, një miting ky tepër interesant dhe me rregulla të vecanta që tashmë quhet: “përballja përfundimtare në natyrë”. Atletja e famshme greke fitoi garën e femrave, duke kërcyer me sukses plot 34 herë lartësinë 4 metra. 30-vjecarja nga Athina që në këtë disiplinë ka fituar si titullin olimpik ashtu edhe atë botëror ia doli mbanë për të kaluar siç duhet stekën e vendosur në lartësinë 4 metra plot 34 herë, për më tepër një arritje të tillë atletja helene e siguroi në vetëm gjysmë ore kohë.

E dyta u pozicionua atletja amerikane Katie Nageotte, që sidoqoftë e kaloi katër herë më pak atë lartësi. 28-vjecarja nga Ohio që është shpallur dy herë kampione e Shteteve të Bashkuara në salla të mbyllura e kërceu 30 herë me sukses lartësinë 4 metra, ndërsa kanadezja Alysha Newman plotësoi podiumin, gjithsesi kampionia në fuqi e Lojërave të Komonuelthit e mbylli konkurrimin e saj tepër e distancuar, me vetëm 21 kërcime të sukseshme në periudhën e kohës së përcaktuar prej 30 minutash.

Steka u fiksua vetëm në atë lartësi dhe për ta bërë më spektakolare garën atletet pjesëmarrëse ishin të shtrënguara për të provuar për të kërcyer sa më shumë që të ishte e mundur, për më tepër në një hapësirë kohe të kufizuar, të ndarë në 2 herë nga 15’. Gjithsej pra këto tre atlete e kaluan lartësinë e 4 metrave plot 85 herë gjithsej, sidoqoftë një rendiment goxha më I ulët krahasuar me rekordin e fiksuar nga meshkujt. Gara e tyre u mbajt dy javë më parë dhe sic dihet kampioni I botës në dy edicionet e fundit, amerikani Sam Kendricks, 20-vjecari amerikano–suedez Armand Duplantis që në muajin shkurt theu dy herë rekordin botëror të kësaj disipline, për ta cuar tashmë në një nivel stratosferik 6 metra e 18 centimetra si dhe kampioni olimpik i Olimpiadës së Londrës, ish-mbajtësi i rekordit botëror si dhe 7 herë kampioni në Diamond League, atleti i famshëm francez Renauld Lavillenie e kaluan plot 98 herë në total lartësinë 5 metra.

Kurioz është fakti që në edicionin e parë të garës së quajtur “ultimate garden clash” Armand Duplantis dhe veterani Renauld Lavillenie kërcyen me sukses nga 36 herë lartësinë e 5 metrave. E pyetur në fund të garës nëse do të ishte në gjendje për të rivalizuar si numër provash me rendimentin e arritur nga meshkujt Katerina Stefanidi deklaroi se gjithcka është e mundur, por sidoqoftë me buzën në gaz atletja e famshme ballkanase shtoi se do t’i duheshin plot tre javë për të marrë veten. Për hir të së vërtetës meshkujt garuan 1.2 metra poshtë nivelit të tyre më të mirë, ndërsa femrat e fiksuan stekën 90 centimetra më ulët krahasuar me rendimentin e tyre, gjithsesi 30-vjeçarja e famshme helene që është martuar me trajnerin e saj, amerikanin Mitchell Krier, shpjegoi se në fund të garës ishte aq e lodhur sa nuk i ndjente fare krahët.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...