Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Katie Ledecky një “përbindësh”, përmirëson me 5 sekonda rekordin e saj

Të përmirësosh një rekord botëror nuk është diçka e lehtë, por për Katie Ledecky rezultoi një shëtitje misioni për të mposhtur vetveten. Notaria amerikane, fituese e 5 medaljeve të artë olimpike, regjistroi kohën 15 minuta, 20 sekonda e 48 të qindat në garën e 1500 metrave stil i lirë në “TYR Pro Swim Series” në Indianapolis. 21-vjeçarja e përmirësoi me 5 sekonda rekordin botëror të shënuar nga vetë ajo në Kampionatin Botëror të Notit të zhvilluar në Kazan të Rusisë në vitin 2015.

Ledecky mban gjithashtu rekordin botëror në garat 400 dhe 800 metra stil i lirë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...