Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

KE, ndryshon kalendarin prej Skënderbeut

Në pritje të fillimit të sezonit të ri të Kategorisë Superiore, komiteti ekzekutiv me kërkesë edhe të klubit të Skënderbeut që do të marrë pjesë në grupet e Europa League, pasi atij kualifikimi historik që kulmoi me kalimin e 4 tureve, ka bërë disa ndryshime në kalendar përsa i përket datave të ndeshjeve të kampionatit. Ngjeshja  e kalendarit edhe për shkak të fillimit të sezonit me shumë vonesë ka detyruar komitetin e ekzekutiv në Federatën Shqiptare të futbollit të shtyjë dy raunde që ishin në program për të luajtur këtë vit për ti dhënë mundësi edhe Skënderbeut të ketë shumë kohë të përgatitet në mënyrën më të mirë për ndeshjet e grupeve në Europa League, ku korcarët synojnë të bëjnë një paraqitje pozitive. Me ndryshimet e fundit java e 3-të e Kategorisë Superiore që ishte në program për të luajtur mesjavën e 20 Shtatorit është zhvendosur në datën 24 Shtator.

Komiteti ekzekutiv ka spostuar edhe raundin e 15-të të kampionatit i detyruar edhe për faktin se ndeshjet e kësaj jave ishin planifikuar për tu zhvilluar të Mërkurën e 6 Dhjetorit, ndërkohë që vetëm një ditë më pas Skënderbeu do të sfidojë në ndeshjen e fundit në grup në Europa League, zviceranët e Young Boys. Java e 15-të do të luhet në 10 Dhjetor dhe në këtë mënyrë si rrallëherë faza e dytë e kampionati nuk do të përfundojë gjatë këtij viti por në fillim të 2018-tës, pasi 2017-ta e Kategorisë Superiore do të mbyllet me 16 raunde të zhvilluara. 2 javët e spostuara ndërkohë me kalendarin që do të vazhdojë rregullisht sipas rradhës, do të zëvendësohen në 28 Shkurt dhe në 9 Maj të 2018-tës. Fillimi me vonesë i kampionatit i shoqëruar me ndeshjet europiane të Skënderbeut ka prekur të gjitha klubet e kategorisë Superiore të cilat do ta vuajnë gjatë vitit 2018-të më shumë se kurrë kalendarin e ngjeshur kjo edhe për faktin se nga Janari deri në fund të Maj do të luhen 20 javë të kampionatit.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...