Euro 2020

Kean kritikon Kane: Merkatoja e ka shpërqendruar, nuk po tërheq skuadrën

Nuk është e lehtë të arrish në një kompeticion madhor me shpërqendrimin e merkatos, e lëre më pastaj nëse mbi shpatulla ke peshën e pritshmërive të një kombi të tërë. Harry Kane përjeton një moment shumë të komplikuar dhe ndeshja kundër Skocisë ku u zëvendësua, e konfirmon.

A po i krijon qendërsulmuesit probleme ideja fikse për të lënë Tottenham? Një legjendë e futbollit britanik, Roy Keane mendon se po, me irlandezin që vë gishtin në plagën e “Tre Luanëve”, duke nënvizuar se si Kane, ylli i skuadrës, po jep shumë më pak se sa parashikohej.

“Ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Spursa-t dhe ndoshta kjo e ka shpërqendruar. Kur mendon për të ndryshuar skuadër apo dëshiron të flasësh me një klub tjetër mund të të heqë energjitë. Nuk ndihmon dhe ai nuk duket në formë. Nuk duket i aftë për të arritur shpejtësinë e tij gjatë gjithë kohës. Nëse Anglia dëshiron të jetë kompetitive në këtë turne, ka nevojë që ylli i saj të japë maksimumin. Kemi parë Lukakun dhe De Bruyne të bëjnë mrekulli, ashtu si dhe Ronaldo. Ndërsa Kane nuk është në maksimum. Unë jam i kënaqur që Gareth Southgate e zëvendësoi, pasi ka njerëz që thonë se Kane nuk mund ta heqësh, sepse është ylli, lojtari kryesor. Por nëse nuk luan, zëvendësohesh dhe pikë. Rashford dha ca energji, por jo aq sa duhet”, deklaroi Kean.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency