Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Kean ndryshon skuadër, firmos për 5 sezone me klubin e ri

Kean ndryshon skuadër, firmos për 5 sezone me klubin e ri

Moise Kean ndryshon skuadër por jo kampionat, Sulmuesi italian është larguar përfundimisht nga Juventusi dhe ka firmosur për 5 sezone me skuadrën e Fiorentinës, ku ka bërë edhe prezantimin zyrtar këtë të martë.

Marrëveshja mes toskanëve dhe torinezëve u arrit për shifrën e 13 milionë eurove, plus 5 të tjera në formë bonusi, ndërsa vetë sulmuesi 24-vjeçar do të përfitojë një pagë prej 2.2 milionë eurosh në sezon.

I rritur në akademinë e Juventusit, Kean debutoi pikërisht me klubin bardhezi kur ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e klubeve si Verona, Everton apo Paris Saint Germain.

Prej sulmuesit italian pritet vërtetë shumë, duke marrë në konsideratë edhe moshën e tij të re, teksa Fiorentina duket klubi ideal ku Kean të mund të shpërthejë, duke qenë se presioni nuk do të jetë në nivelin e skuadrave si Juventus apo PSG.

Lexo edhe:

“Kam zgjedhur Fiorentinën sepse është një qytet me shumë ngjyra dhe ishte kjo që po kërkoja në këto momente. Viola Park është fantastike dhe kjo të shtyn të japësh maksimumin si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Jam i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur dhe tashmë duhet të tregoj cilësitë e mua në fushë”, u shpreh Kean.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...