Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kean nuk mjafton, SPAL-i i shtyn festën e titullit Juventusit

SPAL-i i shtyn Juventusit festën e titullit. “Zonjës së Vjetër” i mjaftonte vetëm një pikë në këtë transfertë për të siguruar edhe matematikisht titullin e 8-të radhazi kampion në Serinë A, por duhet të presë, ndoshta edhe një javë, për t’u konsideruar zyrtarisht “mbretëresha” e futbollit italian edhe për sezonin 2018-2019.

Skuadra e drejtuar nga Allegri, që zbriti në fushë me formacionin e dytë, u mposht me rezultatin 2-1, ndonëse kaloi e para në epërsi që në minutën e 30-të me Moise Kean, që devijoi drejt rrjetës ndoshta me fat, goditjen e Cancelos.

Vendësit, që kishin nevojë për pikë për t’iu larguar zonës së ftohtë arritën të përmbysnin shifrat në pjesën e dytë, fillimisht duke barazuar me Bonifacin, për të ardhur më pas te goli i përmbysjes që mban firmën e Flocarit.

Gjithsesi, Juventusi mund të shpallet të dielën matematikisht kampion, nëse Napoli nuk arrin të fitojë në transfertë me Chievon, me veronezët që janë praktikisht në Serinë B.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...