Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kean shkel rregullat dhe shkon në festë, Everton i përgatit gjobën dhe largimin

Everton pagoi plot 42 milionë euro verën e kaluar, për të marrë sulmuesin e talentuar italian Moise Kean nga Juventusi, por deri tani investimi ka rezultuar i gabuar dhe futbollisti ka zhgënjyer totalisht me fanellën e “Toffies’.

Vetëm një gol i shënuar në shumë ndeshje në fushën e lojës, ndërsa edhe afrimi i Carlo Ancelottit nuk ka bërë që sulmuesi të rigjejë veten, ndaj drejtuesit e klubit anglez po mendojnë ta shesin këtë verë te klubi i parë që do të bëjë një ofertë për të.

Megjithatë këto ditë izolimi, Kean është bërë protagonist për keq, pasi është filmuar duke thyer rregullat e distancimit dhe festuar me miqtë e tij, gjë që ka bërë bujë në mediat angleze dhe ka provokuar zemërimin e klubit.

“Jemi shumë të zhgënjyer me sjelljen e Moise, pasi ai dhe të gjithë të tjerët duhet të respektojnë rregullat e vendosura. Do të mblidhemi dhe sigurisht që do të marrim masë për këtë papërgjegjshmëri”, tha një prej drejtuesve të Everton për mediat angleze, duke paralajmëruar një gjobë të majme për sulmuesin.

Moise Kean ka pranuar shpesh se i pëlqen të rikthehet në Itali, pasi nuk është i kënaqur me jetesën në Angli, ndërsa për të interesohen klube si Interi, Napoli e Lazio, që duan të përfitojnë nga ulja e vlerës së kartonit këtë verë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...