Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Keidi Bare: Ftesa e Panuccit? Më mirë vonë se kurrë!

ATLETICO DE MADRID - LAS PALMAS DE GRAN CANARIAS

Keidi Bare pret një shans për të treguar vlerat në Kombëtaren A.  Mesfushori, që prej një viti është pjesë e ekipit të parë të Atletico Madrid, i dërgoi një mesazh të qartë trajnerit Panucci nga emisioni “Zona Gol” i Alban Xhihanit në “Supersport”.

Më mirë vonë sesa kurrë! Unë shpresoj shumë që të grumbullohem nga Panucci. Besoj se duhet të jem pjesë e grupit, për të treguar nëse vlej apo jo për të qenë pjesë e Kombëtares së madhe.

Në pritje të ftesës, ndoshta prej miqësores së 13 nëntorit, në Antalia, me Turqinë, talenti nga Fieri pret të debutojë në këtë sezon në La Liga, pasi luajti ndeshjen e parë nën urdhërat e Diego Simeones në Kupën e Mbretit.

Debutova në ndeshjen e Kupës. Nuk ishte debutimi më i mire, sepse barazuam. Shpresoj të debutoj sa më parë edhe në kampionat.

Javët e fundit, Bare ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë edhe prej lidhjes me vajzën e trajnerit të ekipit B të Atletico Madrid, Mono Burgos. Dashakeqët kanë spekuluar se kjo lidhje e ka ndihmuar në karrierën e tij, por kapiteni i përfaqësueses Shpresa e ka një përgjigje të qartë.

Unë te Atletico Madrid përpara katër vjetëve kam arritur me këmbët e mia. Sot jam, nesër nuk jam me vajzën e Mono Burgos dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me karrierën time tek Atletico.

20-vjeçari kuqezi foli për rivalitetin e madh te “los colchoneros”, me emra si Koke, Saul, Carrasco e Gabi, mundësinë e huazimit në një tjetër skuadër, por edhe për objektivat e Atleticos në këtë sezon.

Huazimi? Natyrisht e kam menduar shumë këtë gjë, me të afërmit dhe klubin. Por, tani për tani jam lojtar i Atleticos. Shpresoj që në të ardhmen ndoshta të bëj një lëvizje, por për momentin jam i përqendruar këtu. Por, besoj se me punë arrihet gjithçka dhe ndoshta një ditë mund të arrij atje ku janë ata.

Shanset e Atleticos në La Liga? Është ende shpejt. Nga fundi i kampionatit vendoset se në çfarë pozicioni do ta mbyllë. Objektivi është fitimi i La Ligas dhe unë besoj se këtë vit do ta fitojmë titullin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...