Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Keidi Bare: Goli ndaj Liverpool, një ëndërr

Titullar me Atletico Madrid, gol përballë një emri legjendar si Liverpool dhe në fund trofeu. Mbrëmje magjike për 19-vjeçarin Keidi Bare, që ishte protagonist absolut te “colchoneros”. Talenti shqiptar shfrytëzoi në maksimum rastin e dhënë dhe në “Allianz Arena” realizoi një ëndërr për të cilën kishte punuar prej vitesh.

“Jam shumë i lumtur që shënova përballë një ekipi shumë të madh si Liverpool. Ishin emocione shumë të mëdha, sepse ishte goli im i parë me Atleticon dhe këtë moment e ëndërroja prej kohësh. Mu dha rasti dhe e shfrytëzova në maksimum. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të paraqitem sa më mirë në ekipin e parë të Atletico Madrid.”

Keidi tregoi atmosferën e krijuar rreth tij pas triumfit në turneun pprestigjoz, “Audi Cup” dhe urimet nga të gjithë yjet e Atletico-s.

“Pas ndeshjes, për mua ishte një atmosferë shumë e mirë, shumë e bukur dhe shumë e veçantë. Më uruan shumë lojtarë, të cilët janë legjenda për klubin, si Fernando Torres dhe me radhë. Për golin më uruan trajnerët dhe lojtarët, të gjithë. U ndjeva pjesë e tyre. Më thërrisnin në spanjisht “goleador”, që do të thotë golshënues.”

Kur pyetet nëse paraqitja dhe goli ndaj Liverpool ishin mënyra për ti dhënë një mesazh trajnerit Diego Simeone se do të kërkojë hapësirat e tij, djaloshi nga Fieri shfaqet modest.

“Unë bëra vetëm detyrën që më takonte në fushë. Bëra atë që më kërkoi trajneri dhe shpresoj që ta kem bërë sa më mirë.”

Kapiten dhe lojtari më i rëndësishëm i Kombëtares Shpresa. Në orbitën e Kombëtares A, me De Biasin që e afroi në skuadër dhe tashmë një alternativë mjaft cilësore për trajnerin e ri, Christian Panuçi. Ëndrra e radhës për Keidi Baren është debutimi me ekipin e parë të Shqipërisë.

“Gjërat vijnë hap pas hapi. Do isha shumë i lumtur që të isha pjesë e Kombëtares së madhe. Por, unë do të shkoj atje ku do të më thërrasin dhe shpresoj të jap më të mirën atje ku do të jem. Nëse më grumbullojnë në Kombëtaren e madhe të jap maksimumin atje dhe nëse do të jem me ekipin Shpresa përsëri do të bëj më të mirë. Të jesh pjesë e Kombëtares së madhe është diçka shumë e veçantë. Fanella kuqezi është si një lëkurë e dytë për mua dhe e pres me padurim debutimin me ekipin e parë të Shqipërisë.”

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...

Futboll

Dani Alves ndodhet në qeli prej 20 janarit. Futbollist me më shumë trofe në historinë e futbollit, u dënua për përdhunimin e një vajze...