Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Keidi Bare i jep një trofe Atl. Madridit

Diego Simeone i dha besim dhe Keidi Bare po fillon tia shpërblejë. Falë mesfushorit kuqezi Atletico e Madridit fitoi trofeun e parë sezonal pasi mposhti pas goditjes së penalltive Liverpoolin në finalen e Audi Cup. Në sfidën e zhvilluar në Alianz Arena, kapiteni i përfaqësues Shpresa të Shqipërisë i dha avantazhin provizor, Atleticos por pak përpara fundit Roberto Firmino barazoi shifrat  nga penalltia në 1-1, dhe skuadra fituese u përcaktua pas goditjes së 11-metërshave aty ku Atletico u tregua më e saktë dhe triumfoi 5-4.

Pasi nuk u aktivizua në sfidën gjysmëfinale të fituar me shifrat 2-1 ndaj Napolit, Keidi Bare e nisi si titullar duelin  final ndaj gjigandëve anglezë të Liverpoolit. Në këtë ndeshje dy trajnerët Diego Simeone dhe Jurgen Klopp u dhanë mundësi aktivizimi shumë lojtarëve të rinj në moshë kjo edhe për faktin se nuk kishin kaluar më shumë se 24 orë nga sfidat gjysmëfinale ndaj Napolit dhe Bayernit të cilat Los Colchoneros dhe The Reds i kishin fituar. Bare i cili ishte një nga më të mirët në fushë për Atleticon e Madridit në minutën e 33-t përfitoi nga një top i kthyer nga traversa pas goditjes së Angel Correa dhe me një goditje të saktë me kokë mposhti portierin e Liverpoolit, Ward. Ky ishte goli i parë i Keidi Bares me skuadrën e parë të Atleticos së Madridit. Në minutën e 60-të, 19-vjecari nga Fieri u zëvendësua nga trajneri Simoene, por Bare i cili në këtë sezon do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Atleticos me paraqitjet e tij po bind El Cholon ti japë gjithnjë e më shumë besim.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...