Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Keita Aziz dhe Keita Raza, dy vëllezërit nga Bregu i Fildishtë firmosin me Gjilanin

Gjilani ka finalizuar marrëveshjen me dy futbollistët Keita Aziz dhe Keita Raza. Dy vëllezërit 22-vjeçarë që vijnë nga Bregu i Fildishtë, kanë nënshkruar kontratë me “skifterat” deri në qershor të vitit 2021.

Keita Aziz, 22 vjeçar i cili luan si mesfushor, sezonet e kaluara është paraqitur në kampionatin Tunizian dhe atë të Omanit. Në rrëfimin për për faqen zyrtare të klubit u shpreh:

“Më pëlqen ambienti i ri, pasi në qytetin e Gjilanit ka një frymë sportive dhe njerëzit këtu jetojnë me futbollin. E përcolla gjithashtu takimin e djeshëm ku ishte një ambient shumë i mirë sportiv. Besoj se në lojërat e ardhshme do të bëjmë gjëra të mira dhe do t’i kënaqim tifozët fantastikë të skuadrës sonë.”

Edhe Keit Raza, vëllazi i Azizit, i cili luan në rolin e sulmuesit, tha se ka ardhur në Gjilan për të shfaqur cilësitë e tij.

“Nuk kishim shumë njohuri për kampionatin dhe në përgjithësi për vendin, por në përshtypjet e para kemi mbetur mjaft të kënaqur. Njerëzit janë shumë mikpritës në Kosovë. Në Gjilan kemi ardhur t’i shfaqim cilësitë tona dhe të arrijmë synimet e klubit”.

Dy afrimet e fundit janë fryt i bashkëpunimit mes skuadrës së Gjilanit dhe kompanisë manaxheriale “Sem Menagment” me seli në Zyrih të Zvicrës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...