Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Këmbënguli për transferimin te Barcelona, mesfushori u kërkon falje shokëve dhe trajnerit

Sofyan Amrabat, shtyu deri në orët e fundit të merkatos për t’u transferuar te Barcelona. Dëshira për të veshur fanellën e katalanasve, bëri që marokeni të harronte për një moment se ishte në pronësinë e Fiorentinës duke i anashkaluar në një mënyrë injoruese italianët.

Por, me akordin që nuk u arrit dhe me merkaton që tashmë është e mbyllur, Amrabat është rikthyer me këmbë në tokë. Ndaj, së fundmi mesfushori i ka kërkuar falje shokëve të skuadrës te Fiorentina si dhe trajnerit Vincenzo Italiano.

Në fakt, te klubi vjollcë janë treguar tejmase korrekt me mesfushorin dhe e kanë pranuar faljen e tij duke mbyllur çdo hapësirë për një frymë negative në ekip. Kështu, Amrabat është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Italiano dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Torinos në Kupën e Italisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...