Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Kemi më shumë teknikë se meshkujt”, ylli i tenisit të femrave: Përse ata paguhen më shumë?

Emma Raducanu është një nga tenistet më të talentuara të gjenratës së saj, edhe pse së fundmi 21-vjeçarja po kalon një periudhë me shumë probleme fizike që nuk e kanë lejuar të skëlqejë. Britanikja, fituese e US Open në moshën 18-vjeçare, së fundmi foli rreth diferencës në pagesat mes femrave dhe meshkujve në sportin e tenistit. Raducanu, theksoi se femrat janë më të mira teknikisht se meshkujt që gjithçka e mbështesin te forca fizike.

“Shumë femra janë më të mira teknikisht se meshkujt. Femrat mendojnë shumë për shpejtësinë, lëvizjen dhe luajnë duke përdorur trurin, teksa meshkujt gjithçka e bazojnë te forca fizike. Nuk e kuptoj përse edhe çmimet në fund të turneve janë të ndryshme për femrat dhe meshkujt. Nuk është e drejtë”, u shpreh Raducanu.

Lexo edhe:

Së fundmi, sa i takon fituesit të turneut, në Roland Garros është barazuar shumë e parave për fituesin. Kështu si në rastin e femrave ashtu edhe të meshkujve, fituesi i turneut francez do të arkëtojë 2.1 milionë paund.

Ndërkohë, sa i takon “Italian Open” që u zhvillua së fundmi, fituesja e femrave do të përfitojë 550.000 paund ndërsa te meshkujt fituesi do të përfitojë 750.000 paund.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...