Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Kemi një shans historik”, Rrahmani: Rekordi? Është vetëm fillimi

Amir Rrahmani regjistroi ndeshjen numër 50 me Kosovën, si asnjë lojtar tjetër. Mbrojtësi i Napolit, foli për emisionin “Dardanët” në SuperSport në lidhje me barazim ndaj Izraelit.

Kapiteni i Kosovës vlerësoi pikën e marrë, ndërkohë që theksoi se skuadra ka një shans shumë të mirë për t’u kualifikuar në Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Izraeli është një nga dy favoritët për dy vendet e para. Luanin përballë tifozëve, ata kanë lojtarë dhe ekip të mirë. Ishte e vështirë për t’i ndalur. Mund të fitonim ose humbitnim. Barazimi ishte rezultati real.

Lexo edhe: 

Shorti na ka favorizuar pak. Kemi shumë mundësi për t’u kualifikuar. Zvicra është super favorite. Do të luftojmë me Rumaninë dhe Izraelin për vendin e dytë. Nuk do kemi më mundësi si kjo. Të vazhdojmë përpara me besim.

50 ndeshje me Kosovën? Krenari! Është vetëm fillimi, mund të jap më shumë, edhe si paraqitje. Jam krenar, sepse jam edhe kapiteni i këtij ekipi të mrekullueshëm”, u shpreh kapiteni dardan.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...