Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Kemi respekt për Bayernin”, Laporta tregon pse po vonon akordi me Lewandowskin

Barcelona ka prezantuar sot Raphinhan, sulmuesin e djathtë brazilian për të cilin u paguan rreth 65 milionë euro te Leeds United. 25-vjeçari, i cili është përforcimi i tretë pas Kessie dhe Christensen, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me katalanasit.

Fillova të ndjek Barcelonën kur Ronaldinho erdhi këtu. Gjithçka që ai arriti ndikoi në vendimin tim për të ardhur këtu. Gjithmonë kam dëshiruar të luaja një ditë me Barcelonën”, deklaroi Raphinha gjatë prezantimit përpara tifozëve të rinj.

Ndërkohë, Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, komentoi edhe situatën me Robert Lewandowskin, për të cilin akoma nuk po arrihet marrëveshja përfundimtare me Bayern Munich, që kërkon 60 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin polak.

Ne e respektojmë Bayernin, ky është shkaku pse nuk po bisedojmë me Lewandowskin. Kemi kontaktuar gjermanët, por përgjigja e tyre nuk ka ardhur ende”, u shpreh kreu i klubit spanjoll.

Në Gjermani bëjnë të ditur se fundjava do sjellë akordin final për transferimin e 33-vjeçarit në “Camp Nou”. Lewandowski po stërvitet me bavarezët, por ai është paraqitur çdo ditë me vonesë.

Ekipi i Julian Nagelsmann do të udhëtojë drejt SHBA për të kryer një fazë përgatitore, teksa Sky Deutschland bën të ditur që golashënuesi më i mirë i historisë së Bundesligës nuk do të udhëtojë me shokët e ekipit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...