Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Kemi shanse vetëm nëse gabon Verstappen”, pesimizëm te Ferrari

Ferrari nuk ka nisur aspak mirë këtë sezon i Formula 1. Në 6 garat e zhvilluara “kokëkuqja” ka qenë shumë larg Red Bullit, që kryeson deri më tani. Një sezon qe duket se është pasues i atyre të kaluar, me Ferrarin që e ka patur të vështirë për të arritur podiumin.

Nota pesimizmi shprehu dhe piloti nga Monako i Ferrarit, Charles Leclerc. Në prag të garës së Spanjës që do të zhvillohet në cirkuitin e Barcelonës Leclerc u shpreh se vetëm nëse Red Bull do të gabojë do u krijonte mundësinë për të rivalizuar për titull.

Red Bulli po zhvillon një kampionat gati perfekt këtë vit. Në rast se ata nuk kanë probleme, për ne mbetet që të luftojmë për podiumin, pasi do të ishte e vështirë arritja e vendit të parë”.

Lexo edhe:

Për sa i përket ndryshimeve në makinë nga gara e ardhshme Leclerc u përgjigj se nuk do të ketë revolucion drastik. “Nuk do të ndryshojë shumë, është vetëm një hap përpara, por ka ende punë për t’u bërë. Shpresoj që në të ardhmen të kem një makinë më të lehtë për të garuar”.

Në renditjen e përgjithshme të këtij kampionati 2 pilotët e Ferrarit, Sainz dhe Leclerc ndodhen respektivisht në vendin e 6-të dhe 7-të. Në total dyshja për skuderinë kanë grumbulluar 90 pikë, 54 më pak se vendi i parë Max Verstappen.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...