Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Kepa e kishte mbushur kupën, Chelsea firmos me portierin senegalez

Chelsea me në fund merr portierin që do ta shpëtojë nga makthet. Klubi londinez, i lodhur dhe demoralizuar nga gabimet e panumërta të portierit me të shtrenjtë në historinë e futbollit, Kepa Arrizabalaga, ka zyrtarizuar blerjen e Edouard Mendy nga Rennes për 22 milionë stërlina. “Gardiani” senegalez, i lindur në Francë, ka nënshkruar me blutë kontratë 5-vjeçare.

Edouard Mendy, e emocionuar nga ky hap i madh në karrierë, deklaroi se po bënte realitet një ëndërr.

“Jam shumë i lumtur që do të bashkohem me Chelsea-n. Është një ëndërr të jem pjesë e kësaj skuadre dhe të punoj me Frank Lampard dhe stafin e tij. Po pres me padurim të takoj shokët e ekipit dhe të nis stërvitjen me Chelsea-n,” – deklaroi 28-vjeçari.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...