Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kepi i Gjelbër e mbyll me 9 lojtarë, Senegali prek çerekfinalet

Senegali avancon në fazën çerekfinale të Kupës së Afrikës duke konfirmuar ambicien e saj për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Senegali mposhti 2-0 Kepin e Gjelbërt që këtë sfidë e mbylli me 9 lojtarë.

Në minutën e 21-të Andrade mori kartonin e kuq direkt duke lënë Kepin e Gjelbërt me një lojtar më pak, ndërkohë që në minutën e 57-të Vozinha për një tjetër faull të rëndë u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari me Kepin që u detyrua të luante për më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak.

Për të zhbllokuar shifrat mendoi lideri i Senegalit, Sadio Mane i cili realizoi në minutën e 63-të golin e avantazhit. Fitoren e skuadrës së trajnerit Cisse e vulosi Dieng në minutën e 92-të. Në çerekfinale Senegali do të ketë përballë fituesen e çiftit mes Malit dhe Guineas Ekuatoriale.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...