Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Këpuca e Artë e Botërorit, nga Messi te Ronaldo, Griezmann e Neymar, sa shumë favoritë!

Kupa e Botës është një event unik që përcakton pse jo edhe karrierën e shumë futbollistëve. Verdiktet e këtij kompeticioni vendosin shumë edhe në lidhje me çmimin më të rëndësishëm individual “Topi i Artë”. Yje të këtij sporti do të luftojnë jo vetëm për trofeun, por edhe për titullin e golashënuesit më të mirë. Kandidatët janë ndër emrat më me shumë peshë në futbollin Botëror. I pari Lionel Messi. Kapiteni i Argjentinës realizoi 34 gola në kampionat, 32 ndër të cilët me të majtën. Kush beson tek 30-vjeçari mund të vendosë 10 euro dhë të përfitojë 100 euro në fund të edicionit.Cristiano Ronaldo është një tjetër lojtar që e ka të ngushtë marrëdhenien me golin. Ai realizoi më shumë se askush ne edicionin e fundit të Champions Leagues, 15 herë e dërgoi topin në rrjetë kapiteni i Portugalisë, mesatarja e tij është thuajse një gol për ndeshje.

Neymar u dëmtua në muajin Shkurt duke ndërprerë në mes një sezon të mrekullueshëm me PSG, 19  gola dhe 13 asiste. Tashmë ai është rikthyer dhe është pika e referimit në kombëtaren e Brazilit, gjithashtu shihet si kandidati kryesor për t’i dërguar “pentacampeonët” tek titulli dhe për të fituar çmimin e golashënuesit më të mirë të kompeticionit. 19 gola në 32 ditë realizoi Antoine Griezmman për ta udhëhequr Atleticon e Madridit drejt triumfit në Europa League, nëse e përsërit të njëjtën gjë edhe në 30 ditët që zgjat Botërori do të ishte madhështore për të por më kryesorja për Francën. Mohamad Salah është një tjetër kandidat, megjtihatë dëmtimi do ti kufizojë numrin e ndeshjeve dhe jetëgjatësia e Egjiptit në Botëror nuk pritet të jetë e njëjtë më atë të Argjentinës apo Francës.

Në fund nuk duhet harruar asnjëherë 2-shja e Uruguait Edinson Cavani e Luis Suarez, ndërsa një golashënues rrace është edhe kapiteni i Anglisë Harry Kane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...