Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Këpuca e Artë”, garë shumë e varfër golash, Shkurtaj favorit

Në një sezon të luftuar dhe shumë pak të përfolur për kompromise apo vendime arbitrare, qëndron dhe një pikë e dobët. Sulmuesit dhe golat janë “Thembra e Akilit” të këtij edicioni, që për herë të parë në historinë moderne të futbollit shqiptar pritet të na dhurojë kryegolashënuesin e kampionatit shqiptar me një shifër shumë të ulët realizimesh.

Aktualisht, udhëheqësi i garës për “Këpucën e Artë” është vlonjati i kukësit, Vasil Shkurtaj, që ka shënuar 11 gola me dy skuadra, 7 me Luftëtarin dhe 4 me verilindorët. Pas tij renditen Reginaldo dhe Edon Hasani me nga 10 gola, me mozambikasin që është zhgënjimi më i madh i këtij sezoni, duke parë që me fanellën e Laçit, edicionin e kaluar, shënoi plot 18 herë.

Po të kthejmë sytë pas, do të shohim që kurrë më parë në dy dekadat e fundit nuk është regjistruar një numër kaq i ulët golash nga kryegolashënuesi i kampionatit.

Edicionin e kaluar garën për “Këpucën e Artë” e fitoi Ali Sowe i Skënderbeut me 21 gola, i ndjekur nga Sindrit Guri me 20 dhe Reginaldo me 18. Ajo që bie në sy është se me 12 gola edicionin e kaluar u ndal Elis Bakaj, që luajti vetëm gjysmën e sezonit me Kukësin.

Përpara Sowe-s dhe Gurit garën për t’u shpallur golashënuesi më i mirë e kanë mbajtur sulmues me peshë si Pero Pejic, Hamdi Salihi apo Xhevahir Sukaj. Në sezonin 2016-17 ishte kroati i Kukësit që me 28 gola fitonte me  diferencë ndaj Ekubanit të Partizanit, që u ndal në kuotën e 17 realizimeve. Podiumi mbyllej nga Hamdi Salihi, shkodrani që kish bërë për vete “Këpucën e Artë” një sezon më parë.

Edicioni 2015-2016 ishte fantastik për shkodranët Salihi dhe Sukaj, me ish-sulmuesin e Partizanit që dorëzohej përpara klasit të numrit 14 të Skënderbeut. Pa diskutim që njeriu-gol i edicioneve të fundit është konsideruar pothuajse gjithmonë Pero Pejic, kroati që për dy vite me radhë fitoi “Këpucën e Artë” të kampionatit. Me  fanellën e Kukësit triumfoi për një shifër rekord prej 31 golash në sezonin 2014-15, duke pasuar suksesin me fanellën e Skënderbuet në edicionin paraardhës me 20 gola.

Nëse do të kërkojmë në arkivat e kampioantit shqiptar, për herë të fundit pas viteve 90 kryegolshënuesi me numrin më të ulët të realizimeve brenda një sezoni është Viktor Paço i Flamurtarit me 14 gola në edicionin 1996-97, vit në të cilin kampionatin e fitoi Tirana.

Deri në fund të sezonit janë për t’u luajtur edhe 270 minuta, me sulmuesit që duhet të tregojnë vlerat e tyre, në të kundërt rrezikojmë të kthehemi shumë vite prapa në garën për “Këpucën e Artë”, kur në sezonin e largët 1982-83 Vasil Ruci e fitonte këtë trofe me vetëm 12 realizime sezonale.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...