Gara për Këpucën e Artë të sezonit të shkuar u vendos vetëm në javët e fundit. Saliou Guindo u shpall “Këpuca e Artë” për sezonin 2021/2022.
Sulmuesi i Laçit mposhti, Taulant Seferin, i cili shënoi po të njëjtën kuotë golash 19, por diferencën e bëri numri i ndeshjeve të luajtur, pasi Guindo ka luajtur në total 33 ndeshje, ndërsa Seferi 34.

Këpuca e Artë – Saliou Guindo
26-vjeçari, falë paraqitjeve të mira u transferua në Arabinë Saudite me ekipin e Dibba Al Fujairah, por aventura e tij zgjati shumë pak dhe në merkaton e janarit u rikthyer përsëri te Laçi.
“Dua t’u përgëzoj të gjithëve për këtë organizim, gjithashtu gjithë futbollistët, gjyqtarët. Dua të falënderoj presidentin Duka për politikën dhe strategjinë që po ndjek me të rinjtë. Trajnerit të ri Sylvinho dhe stafit të tij dua t’u dhuroj suksese dhe sa më shumë fat“, u shpreh Christian Karembeu, ish-futbollisti i njohur që i dhuroi çmimin bomberit afrikan.
Lexo edhe
Simon Simoni “Talenti i Vitit”: Në Shqipëri ka mjaftueshëm talente
“Na ka munguar SuperSporti”, Halili: 2-3 futbollistë nuk dhanë maksimumin në Europë!
Topi i Artë, Mazrekaj: Nder i madh! Rikthimi? Kisha mllef, nuk besonin tek unë
Talentja e vitit 2022, një 16-vjeçare merr çmimin e parë të mbrëmjes
