Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Këputi ligamentet e gjurit, kampioni shqiptar i Ballkanit: Do të kthehem edhe më i fortë

Konfirmohet dëmtimi i rëndë i kampionit shqiptar të kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj. Atleti shkodran, i cili u shpall fitues i Kupës së Shqipërisë me rezultatin 7.87 metra, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e keq se ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të duhet kohë që të kthehet në formën më të mirë sportive. Gjithsesi, Smajlaj premtoi se do të kthehet edhe më i fortë për t’Ii bërë krenarë shqiptarët në garat ndërkombëtare.

Postimi i Izmir Smajlajt:

Ndonëse dola i pari në garën e “Kupës së Shqipërisë”, kjo garë më çoi në dëmtimin më të madh të karrierës sime. Këputje totale të ligamenteve, dhimbje e humbje e tërë atyre orëve stërvitje intensive për t’iu dhënë një rekord të ri kombëtar.

Fatkeqësisht, më duhet të operohem dhe rikuperimi do të zgjasë disa muaj, por jam i sigurt që do të rikthehem shumë herë më i fortë për t’iu nderuar në kompeticione kombëtare e ndërkombëtare.

Dua t’i falënderoj tifozët e shumtë që ishin në stadium, miqtë, familjen edhe trajnerin, që më duartrokitën e qëndruan pranë meje!

Nderime e respekt ndaj jush!

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...