Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Keqardhja e Lewandowskit: Do doja të qëndroja më gjatë në Katar

Polonia nuk ia doli të përballonte Francën në raundin e 1/8-ve në Botëror. Kampionët në fuqi fituan 3-1, kaluan në çerekfinale dhe tani do të sfidojnë Anglinë.

Sulmuesi kryesor i kombëtares polake, Robert Lewandowski, i cili shënoi golin e vetëm të ekipit të tij, foli për L’Equipe pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Dhamë më të mirën tonë. Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, edhe pse nuk krijuam shumë raste për gol. Më pas pësuam atë gol në minutat e fundit.

Reagimi nuk mungoi, kjo duhet të na bëjë krenarë, edhe pse humbëm dhe u eliminuam. Do doja të qëndroja më gjatë në Botëror, por mori fund.

Gjithsesi, objektivi ynë ishte kalimi i grupeve dhe ne ia dolëm”, deklaroi sulmuesi i Barcelonës, i cili gjeti golat e parë në një Kupë Bote në Katar 2022.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...