Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Keqardhje për një shtyllë, paqe në “Air Albania” mes Partizanit dhe Vllaznisë

Partizani dhe Vllaznia dhuruan një barazim pa gola në “Air Albania”, në ndeshjen e javës së 30-të të Superiores. Në një ndeshje pa shumë raste, si kryeqytetasit ashtu dhe shkodranët nuk arritën dot që të gjenin rrugën e rrjetës.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Partizanin që pati disa mundësi të mira për shënim, ndërkohë që Vllaznia ishte më e kujdesshme mbrapa dhe priste mundësinë e kundërsulmeve. Në të 31-tën “demat” patën dhe mundësinë më të mirë për të shënuar me Valentino Muratajn, i cili goditi bukur brenda zone, por topi u ndal në shtyllë. Në të 37-ën Vllaznia u kundërpërgjigj me Alivodën, i cili u ndal nga Qirko.

Lexo edhe: 

Pjesa e dytë ishte akoma dhe më e vakët, me skuadrat që më tepër menduan për të mos pësuar sesa për të shënuar. Si Orges Shehi ashtu dhe Qatip Osmani bënë zëvendësimet e tyre duke tentuar të marrin maksimumin, por në fund nuk marrin më shumë se një pikë.

Një barazim që i mban pozicionet e pandryshuara, me Vllazninë në vendin e dytë me 51 pikë dhe Partizanin në vendin e tretë me 48 pikë. Ky barazim I vlen më tepër Egnatias, që ka mundësinë për tu shkëputur akoma dhe më tepër në vendin e parë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...