Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Keqardhje për Zhang”, Moratti ka një thirrje për pronarët e rinj të Interit

Orët e fundit në shtëpinë e Interit me kalimin e klubit në pronësinë e fondit amerikan Oaktree, pikërisht siç ndodhi në 2018 me Milanin që i kaloi fondit Elliot, kanë qenë plot zhvillime.

Një personazh i dashur për popullin zikaltër, Massimo Morati ka thënë të tijën sa i përket këtij zhvillimi. Ish-presidenti, në drejtimin e klubit për më tepër se 16 vjet, komentoi kalimin e pronësisë nga familja Zhang te fondi Oaktree.

Më vjen shumë keq që ndodhi kështu! Kam shumë vlerësim për Steven, ka fituar dy tituj dhe shumë trofe në këto vite. Borxhin që nuk ia doli ta shlyente e ka shpenzuar për Interin, jo për gjërat e tij.

Lexo edhe:

Shpresoja të qëndronte në krye të klubit. Kam biseduar së fundmi me të, por nuk kemi folur për këtë çështje“, deklaroi 79-vjeçari italian.

Moratti, fitues i 16 trofeve si president i Interit, foli më pas për të ardhmen e pronarëve të rinj.

Shpresojmë që të kenë respekt për nevojat e skuadrës dhe klubit për të qëndruar në nivelet e larta. Në futboll e ardhmja ndërtohet ditë pas dite.

Shtimi i fondeve të huaja në futbollin e Serie A i detyrohet rritjes së kostove, pasi pa ndërhyrje nga jashtë një sipërmarrësi privat do t’i ndodhë ajo që më ndodhi mua“.

Interi, në duart e Oaktree, ky është njoftimi zyrtar!

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...