Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kërcënimet me jetë ndaj Karius, policia nis hetimet

Nuk ka paqe për Loris Karius pas finales së hidhur të Champions League, ku u bë protagonist negativ për Liverpoolin me dy gafa të rënda për një portier profesionist. “Gardiani” gjerman është vënë në shënjestër në rrjetet sociale, madje në profilin e tij janë pikasur, përveçse ofendime të shumta, edhe kërcënime me vdekje, që kanë tërhequr vëmendjen e policisë angleze, e cila ka vendosur të nisë hetimet

“Po hetojmë rreth mesazheve që kanë mbërritur nëpërmjet rrjeteve sociale e që na duken ekstremisht serioze, – ka shpjeguar një zëdhënës i forcave të sigurisë për BBC. – Të gjitha kërcënimet do të kontrollohen dhe regjistrohen”.  

Pas gabimeve trashanike, lotëve dhe ndjesës ndaj tifozëve të Liverpoolit, për portierin gjerman Karius finalja e Championsit është shndërruar një makth edhe më i rëndë. Një plagë e thellë në shpirt, e vështirë për t’u shëruar brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...